E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hapet rrethrrotullimi i Zogut të Zi/ Policët shpërndajnë protestuesit, lirojnë qarkullimin

Hapet qarkullimi te rrethrrotullimi në Zogun e Zi në Tiranë, pas afro një ore të bllokuar nga protestuesit e opozitës.

Gazetarja Bleona Sari raporton se protestuesit janë tërhequr pas thirrjes së vazhdueshme nga qytetarët, që mbetën të bllokuar në këtë pikë kyçe në kryeqytet.

“Protuestuesit janë tërhequr nga thirrja e qytetarëve për qarkullimin në mënyrë normale në rreth rrotullimin e Zogut të Zi. Pati dy autoambulanca, një që vinte nga Lezha dhe një nga kryeqyteti. Tashmë qarkullimi është i lirë dhe mosbindja civile nuk funksionoi.”, raporton gazetarja Bleona Sari./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›