E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet thirrja për 70 kredi me 0% interes për mjekët dhe infermierët, ja kriteret që duhet të plotësojnë

Mjekët dhe infermierët do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e banesës, në kuadër të një programi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Thirrja për aplikime parashikon 70 kredi të lehtësuara, ndërsa aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026.

Programi synon të mbështesë profesionistët e shëndetësisë që plotësojnë kriteret e përcaktuara për përfitimin e kredisë dhe që dëshirojnë të blejnë banesën e tyre.

Sipas kushteve të programit, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere kryesore: Të jenë të punësuar në administratën publike, në përputhje me përcaktimet e ligjit “Për strehimin social”; të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë që është nën normat e përcaktuara të strehimit; të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që synojnë të blejnë përmes kredisë së lehtësuar; të mos jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.

Kredia me 0% interes synon të lehtësojë blerjen e banesës për mjekët dhe infermierët, duke ofruar një mbështetje financiare për profesionistët e sistemit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aplikimet do të pranohen gjatë periudhës 27 gusht–25 shtator 2026.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›