E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet votimi në Eurovizion 2026, voto Alis (Kodi 05)!

Sapo është hapur zyrtarisht dritarja e votimit për Finalen e Madhe të Eurovizionit në Vjenë! Artisti ynë, Alis, ngjitet i pesti në skenë me këngën “Nân” dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në diasporë.

Rregullat kryesore:

  • Koha: Votimi është i hapur që tani, gjatë gjithë performancave LIVE, dhe mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit.
  • Kufiri: Mund të votoni deri në 10 herë për person.
  • Kush voton: Të gjitha shtetet pjesëmarrëse (përfshirë ato që nuk u kualifikuan) dhe mbarë bota.

Si të votoni:

  1. Me SMS (Diaspora): Dërgoni kodin 05 në numrin e shtetit ku ndodheni (Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Greqi, Belgjikë, etj.).
  2. Online (Mbretëria e Bashkuar, Australi dhe “Rest of the World”): Aksesoni faqen zyrtare www.esc.vote dhe përzgjidhni Shqipërinë.

Le ta çojmë Shqipërinë sa më lart sonte! Votoni 05

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›