E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e Ngushticës së Hormuzit/ Sekretari i OKB: Hap në drejtimin e duhur

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se deklarata e ministrit të Jashtëm të Iranit për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për periudhën e mbetur të armëpushimit është një “hap në drejtimin e duhur”.

 “Ne kemi nevojë që të gjitha palët të respektojnë rivendosjen e plotë të të drejtave dhe lirive ndërkombëtare të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, tha Guterres, shkruan BBC.

Guterres shpreson që “së bashku me armëpushimin, kjo masë do të kontribuojë në krijimin e besimit midis palëve dhe do të forcojë dialogun e vazhdueshëm të lehtësuar nga Pakistani”.

Më herët, presidenti amerikan, Donad Trump deklaroi se Irani është dakordësuar që të mos e mbyllë më Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump u shpreh se Hormuzi nuk do të përdoret më si armë kundër botës./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›