E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapja e grup-kapitullit të dytë, Hasani: Sinjal i qartë i përkushtimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të dytë me 9 kapituj sot( 14 prill) pasdite në Luksemburg.

Ministri thekson se hapja e grup- kapitullit të 2-të Shqipëri- BE është sinjal i qartë se sa shpejt dhe me sa seriozitet Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Një hap tjetër i rëndësishëm sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE–Shqipëri në Luksemburg: Hapja e Grup-Kapitullit të Dytë me 9 kapituj – Tregu i Brendshëm është një sinjal i qartë se sa shpejt dhe me sa seriozitet Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Tre grup-kapituj. Të hapur dhe duke ecur me ritëm të shpejtë. E dimë që koha është e çmuar, dhe nuk po humbim asnjë sekondë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nuk jemi thjesht në rrugën e duhur. Po shpejtojmë”, përfundon reagimin e tij Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›