E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hapja e grup-kapitullit të gjashtë në negociatat për anëtarësim, presidenti Begaj përshëndet vendimin: Afron BE-në!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Kreu i Shtetit vlerëson se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë. Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”, shprehet Begaj në një postim në rrjetin e tij social ‘X’.

We welcome the opening of negotiations on Cluster Six.

Today’s decision affirms Albania’s solid progress towards EU membership in the near future.

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 17, 2024

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›