E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Hapja e kapitujve me BE, drejt fundit”, Hasani: Konferenca me BE në mars, dëshmi e progresit

Shqipëria do të hapë dy grupkapitujt e fundit për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin qershor. I pranishëm në konferencën e komisioneve parlamentare për Integrimin Europian të Europës Juglindore i mbajtur në Tiranë, ministri Igli Hasani tha se pritja e konferencës së rradhës ndërqeveritare  në muajin mars, është dëshmi e reformave të ndërmarra dhe progresit të bërë.

“Ky është proces i udhëhequr nga vizioni, ndaj vendi ka shënuar ecuri shumë pozitive. Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të integrimit. Katër nga 6 grupkapitujt janë hapur tashmë, në qershor hapim edhe dy të fundit dhe nga fundi dhjetorit shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur.” tha Andre Rizzo, shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e BE në Shqipëri.

Për përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Tiranë, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të thotë stabilitet i vetë unionit.

“Që Bashkimi Europian të jetë stabël, duhet të kemi edhe këtë pjesë të rajonit në union. Zgjerimi është qëllimi strategjik i yni edhe në kuadër të asaj se cfarë po ndodh në Ukrainë. Ne po mbështesim zhvillimin socio-ekonomik, dhe reformat që ju po ndërmerrni.”

“Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndaj ka edhe detyrimin për të informuar nëpërmjet Parlamentit, partive politike dhe institucioneve. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.” tha Karl Bergner, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë

Edhe pse shprehu mbështetjen e opozitës për procesin e integrimit, Jorida Tabaku, kërkoi më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje në këtë proces.

“Komisioni i Çështjeve Europiane ka qenë pararojë e shumë ndryshimeve për të rritur rolin e kuvendit, shpresoj të mos mbeten në letër, e nevojshme transparenca mbi politikat e qeverisë sa i përket pozicioneve negociuese. Opozita, PD beson se kjo është e ardhmja e Shqipërisë, por situata është e tillë që në pjesën më të madhe të diskutimeve nuk po ofrohet transparencë dhe gjithë përfshirje” 

Në fund të janarit, Shqipëria mori letrën e presidencës polake për cceljen e negociatave për tregun e brendshëm ndërsa në shkurt vendi ynë cceli negociatat për grupkapitullin Konkurrieshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse. Ambicia e Shqipërisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt për të qenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian në 2030.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›