E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive te votimit debate ne Komision

Debate në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore me anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës në lidhje me pocedurat e hapjes së kutive të votimit.

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi ka theksuar se propozimi i PS-së për hapjen e kutive me materialet zgjedhore që sipas tij do të shtonte ngarkesën e punës.
 
“Kishin rënë dakort që materialet zgjedhore të mos hapeshin në qendrat e votimit përveç rasteve ku kontatohen mangësi dhe KQZ-ja do t`i hapte vetëm nëse do të ketë ankimim”, theksoi Bylykbashi.

Sipas tij është bërë një formulë që ndryshon konsensusin e arritur dhe do të krijonte një problem të madh sepse nëse hapen kutitë kjo gjë do shtonte ngarkesën e punës dhe do të rrënonte procesin ankimor.

Ndërkohë Komisioni i Reformës Zgjedhore ka miratuar sot edhe 30 nene përsa i përket numërimit elektronik të votave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›