E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj gjykata i le kohe deri ne 26 tetor paleve te pergatiten

Gjykata e Hages vendosi ne seancen e sotme per rastin Haradinaj qe nje tjeter gjyq statutor te zhvillohet ne 26 tetor. Trupi gjyqesor la 4 jave kohe derisa palet te behen gati per disa nga ceshtjet qe kane te bejne me pergatitjet per fillimin e rigjykimit te pjesshem per kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj. Gjithashtu ne seancen statutore te sotme gjykata i kerkoi prokurorise qe te kete gati listen e deshmitareve dhe provat materiale per ceshtjen deri ne fund te nentorit.

Ndersa pales mbrojtese gjykata i kerkoi qe te paraqese dosjen e plote deri me 14 dhjetor. Vetem pas ketyre procedurave gjykata mudn te caktoje daten kur do te nis rigjykimi i pjesshem i rastit Haradinaj. Dhoma e apelit e Gjykates se Hages anulloi me 21 korrik lirimin e Haradinajt me arsyetimin se procesi i pare eshte zhvilluar me frikesime te deshmitareve dhe ka vendosur qe rigjykimi te mbahet pjeserisht. Ne gjykimin e pare ndaj Haradinaj te mbajtur prillin e vitit 2008 ish-kryeministri eshte liruar nga te 37 akuzat. Gjykimi do te perseritet pjeserisht edhe ndaj ish-luftetareve te UCK-se Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›