E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj propozon Thaçin për president. Prishtina nis përgatitjet për kthimit e ish-kreut të UÇK-së

Deputetët e opozitës në Kosovë iu drejtuan sërish këtë të shtunë sallës bosh të Kuvendit për të kërkuar zgjidhjen e bllokadës institucionale. Përfaqësuesit e partive opozitare PDK e AAK kërkuan nga LVV e LDK, thirrjen e menjëhershme të parlamentit të ri.

Përballë kësaj situate të tensionuar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka hedhur në tryezë propozimin mandate i Presidentit t’i jepet Hashim Thaçit, pas kthimit të pritshëm të tij në Kosovë më 16 shtator, kur do të jepet edhe vendimi final për krerët e UÇK-së.

“Çdo 48 orë duhet të thirret seanca. Nëse do zgjidhje regjimi i Kurtit, me thënë të drejtën është në nderin e kësaj legjislature, por edhe të çdo legjislature që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, në Prishtinë u vendos platforma “Liria ka Emër” së bashku me “Orën e Pritjes”, 25 ditë para 16 shtatorit. Në ceremoninë e vendosjes së ekranit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se “Ora e Pritjes” është simbol i pritjes së familjeve dhe gjithë Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›