E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj shpreson në pafajësinë e ish-komandantëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sa i përket arrestimeve të fundit të ish- eprorëve të UÇK-së thotë se pret që drejtësia të marrë vendimet e duhura. duke thënë se duhet të punojmë në bazë të vizionit jo me një ngjarje të caktuar të reflektojmë qëndrime të caktuara.

“Shpresojmë që do të vërtetohet pafajësia e pjesëmarrësve në luftën për çlirimin e vendit”. Ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi, Haradinaj shprehet se është i bindur se zbatimi i marrëveshjes së fundit do të ndodhë përkundër rezistencave duke propozuar që të fillohet me disa pika në zbatim para 28 qershorit.

Sipas tij, Serbia do të ndryshojë pozicion dhe qasje ndaj Kosovës në shumë aspekte, por më kryesorja është zbatimi i marrëveshjes dhe mos pengimi për integrime në Bashkimin Evropian. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›