E Hënë, 2 Nëntor 2026

Harris i thotë “jo” një takimi kokë më kokë me Putinin për luftën në Ukrainë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris siguroi se nuk do të ketë kurrë një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë pa praninë e një përfaqësuesi të Kievit.

Në rast se ajo zgjidhet presidente, një takim dypalësh me kreun e Kremlinit “nuk do të zhvillohet pa përfaqësimin e Ukrainës”, tha Harris në një intervistë në “60 Minutes” të CBS.

“Ukraina duhet të ketë një fjalë për të ardhmen e Ukrainës”, tha ajo.

Duke komentuar pretendimet e republikanit Donald Trump se ai do t’i jepte fund luftës në Ukrainë një ditë pasi të fitonte zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris tha se nëse Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë në vend të Bidenit, “Putini do të ishte në Kiev tani”.

Ajo u zotua se nëse zgjidhet, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për të fituar këtë luftë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›