E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e re elektorale efektet

E marte 13 Nentor 2012 1500 Harta e re elektorale efektet Analistet e shikojne si zhvillim pozitiv rikonfigurimin e hartes elektorale qe shton nje mandat ne qarkun e Tiranes dhe Durresit duke ia ulur qarkut te Beratit dhe Korces. Eduard Zaloshnja thote se nese nje praktike e tille do te ishte aplikuar qe ne zgjedhjet parlamentare te 2009 rezultatet do te ishin ndryshe duke i shtuar shanset PS per te qeverisur. Afrim Krasniqi dhe Eduard Zaloshnja mendojne se me kete konfigurim shtohen shanset per FRD dhe AK ndersa ne pikepyetje sipas tyre mbetet pozicioni i LSI dhe PDIU per shkak te koalicioneve qe do te krijojne. Sipas skemes se re zgjedhjet ne Tirane do te prodhojne 33 deputete ndersa Durresi 14.  Korca humb 1 mandat dhe shkon ne 11 te tille e te njejtin fat peson edhe Berati qe do te nxjerre tashme 7 perfaqesues nga 8 qe ka nxjerre ne zgjedhjet e vitit 2009.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›