Harxhi: Vlerësojmë hapin e Malit të Zi

Zëvendësministria e jashtme Edit Harxhi ka përshëndetur sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Në një konferencë për shtyp Harxhi ka theksuar se Ministria e Jashtme e Shqipërisë vlerëson hapin e marrë nga Mali i Zi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike duke theksuar se shpreson që edhe Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu Harxhi theksoi se diplomacia shqiptare do të vazhdojë të lobojë që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete.