E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hasani-Amiri: Avancim i dialogut strategjik Shqipëri-SHBA

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim të Dërguarën e Posaçme të Sekretarit Amerikan të Shtetit, për Gratë, Vajzat Afgane dhe të Drejtat e Njeriut, Rina Amiri.

Hasani bëri të ditur se në takim u shkëmbyen mendime mbi avancimin e dialogut strategjik Shqipëri – SHBA dhe bashkëpunimin mbi veprime konkrete, për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

“Rikonfirmuam mbështetjen e plotë për gratë dhe vajzat afgane në luftën e tyre për barazi dhe drejtësi”, u shpreh ministri Hasani.

Në Tiranë ka nisur punimet sot Samiti i grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani.

Samiti treditor (11-13 shtator) mbahet nën kujdesinë e qeverisë shqiptare përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe organizohet nga “Gratë për Afganistanin (WFA)”, në bashkëpunim me qeverinë e Spanjës dhe atë të Zvicrës.

Rreth 100 gra afgane duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme marrin pjesë në samit, si një platformë për të ndërtuar unitet dhe një mesazh koheziv dhe për të përforcuar zërat e tyre.

1 nga 2

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›