E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hasani: Presidenca Polake e Këshillit të BE-së solli angazhim të fortë për procesin e zgjerimit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerëson se Presidenca Polake e Këshillit të BE-së solli qartësi, energji dhe një angazhim të fortë për procesin e zgjerimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shkruan se në mbyllje të Presidencës Polake ka theksuar se zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike për të ardhmen e përbashkët.

“Presidenca Polake e Këshillit të BE-së solli qartësi, energji dhe një angazhim të fortë për procesin e zgjerimit për të cilin jemi mirënjohës. Në mëngjesin e sotëm të punës me ambasadorët e BE-së në Shqipëri, në mbyllje të Presidencës Polake, theksova se zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike për të ardhmen tonë të përbashkët, një projekt që afron dhe forcon gjithë kontinentin”, shkruan Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›