E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hasani: Shqipëria mirëpret thirrjen për rinisjen e negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se, Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës.

“Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit dhe vlerëson përpjekjet e fuqishme diplomatike të tre vendeve, për të arritur një marrëveshje të shumëpritur që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, si dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre”, shkroi Hasani në rrjete sociale.

“Ne mbështesim nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”, tha ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

SHBA, Katari dhe Egjipti i kanë bërë thirrje Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas që të rifillojnë negociatat për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe një marrëveshje pengjesh për të burgosurit më 15 gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›