E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani: Suedia, avokate e fortë për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pritur sot nga homologun suedez, Tobias Billstrom, gjatë vizitës që po zhvillon në Stokholm.

Në njoftimin e bërë publik, mësohet se dy homologët kanë diskutuar për marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomik, tregtar si dhe investimet midis Suedisë dhe Shqipërisë.

“Suedia është një avokate e fortë për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.  Shpreha vlerësimin e Shqipërisë për mbështetjen dhe ndihmën e vlefshme teknike të Suedisë në këtë rrugëtim”, nënvizoi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

“Të bashkuar në qëndrimin tonë kundër agresionit rus dhe mbështetjen për Ukrainën, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë së bashku si aleatë të NATO-s për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin”, shtoi më tej ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›