Hasani hap Evropianin e Peshëngritjes dhe nderon Filippousis

PRISHTINË, 22 prill /ATSH/ Kampionati Evropian i Peshëngritjes që po mbahet në Batumi te Gjeorgjisë shënoi një moment të rrallë dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe për Kosovën.
Në krye të Federatës Evropianë të Peshëngritjes është Dr.Astrit Hasani, i cili bëri hapjen solemne të këtij kampionati.
Hasani, si shqiptari i parë në krye të një federate evropiane, nderoi edhe Sekretarin i Lojërave Mesdhetare Iakovos Filippousis me Yllin e Artë Evropian.
Iakovos Filippousis është njeriu që pari rolin vendimtar që Kosova ta fitojë të drejtën ë organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ndryshe, Georgjia është vend që edhe më tutje nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe ky është një tjetër hap i madh edhe në aspektin diplomatik.
/KosovaPress/