E Premte, 6 Nëntor 2026

Hasani në Estoni: Përmirësim i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Estoni.

Hasani e nisi vizitën me takime produktive me kryeministren Kaja Kallas, homologun e tij  Margus Tsahkna dhe deputetin Marko Mihkelson.

Në takime u diskutuan zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Baltikut.

Diskutimet u fokusuan në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, digjitalizimin dhe teknologjinë, u shpreh ministri Hasani në një reagim në rrjetet sociale.

Hasani shprehu mirënjohje ndaj Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministri Hasani po merr pjesë në konferencën “Lennart Meri” që mbahet në Talin, ku në fokus të debatit është situata e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë.

1 nga 6

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›