E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hasani pret Sekretarin e KiE, zyrtari i Këshillit të Evropës vlerëson progresin e Shqipërisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Hasani theksoj se kjo është një vizitë veçanërisht simbolike pasi viti 2025 përkon edhe me 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Gjatë këtij  takimi  u vlerësua progresi i Shqipërisë në forcimin e demokracisë si dhe mbështetja e saj për Ukrainën.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri Hasani nënvizon: Gjatë takimit u vlerësua progresi i Shqipërisë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si dhe roli aktiv në organizatat ndërkombëtare dhe mbështetja e saj për Ukrainën.

Ndër të tjera, z. Hasani cilëson se i ka kërkuar z. Berset që Kosova të anëtarësohet sa më parë në Këshillin e Evropës:

“Gjithashtu gjeta rastin t’i nënvizoj z. Berset se anëtarësimi mëse i merituar i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj saj, duke e parë si një pikë kyçe për stabilitetin rajonal dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, tha ministri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›