Hasani pret homologun maltez, Ian Borg që drejton kryesinë e OSBE siguron mbështetje per integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët Jashtme Igli Hasani priti sot në një takim në Tiranë, homologun e tij Maltez dhe njëherazi kryetarin e kryesisë së OSBE Ministërin për Punët e Jashtme, Çështjet Evropiane dhe Tregtinë, Ian Borg.
Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e qeverisë malteze për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.
“Mbështetje e vazhdueshme të Maltës ndaj axhendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe për sigurinë se kjo mbështetje do të vazhdojë në përpjekjet tona për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqipëria është më e angazhuar se kurrë për të përmbushur detyrimet e saj në avancimin e negociatave të anëtarësimit. Në këtë kontekst, i kërkova kolegut mbështetje teknike dhe ekspertizë nga Malta për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë”, tha ministri Hasani.
Për ministrin Ian Borg, OSBE në Shqipëri është e fokusuar në disa fusha të rëndësishme.
“Prezenca e OSBE në Shqipëri ka qenë partner i palëkundur në forcimin e institucioneve,, puna jonë e mirë për popullin shqiptar shtrihet në fusha kyçe, si mirëqeverisja, kundërkorrupsioni apo sundimi i ligjit e liria e medias. Mbetemi të gatshëm për të çuar përpara reformat kyç zgjedhore. Inkurajoj Shqipërinë të vazhdoj të shfrytëzoj plotësisht ndihmën dhe ekspertizën për të çuar përpara objektivat strategjike”, tha Borg.
Ministri i jashtëm Igli Hasani konfirmoi pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të Këshillit Ministror të OSBE-së në Maltë në datat 4 dhe 5 dhjetor, ku fokusi diskutimit do të jeta siguria në rajon./vizionplus.tv