E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani publikon foto me Blinken në 75-vjetorin e NATO-s: Takimi rikonfirmoi angazhimin tonë për unitet transatlantik

Ministri Hasani publikon foto me Blinken në 75-vjetorin e NATO-s: Takimi rikonfirmoi angazhimin tonë për unitet transatlantik

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, ka publikuar një fotografi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një postimi në rrjetin social X.

Gjithashtu Hasani komenton se takimi ka rikonfirmuar angazhimin për unitet transatlantik.

“Faleminderit Sekretarit, Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës. Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale” shkruan në mesazhin e tij ministri Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›