E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasani vizitë në Kanada në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Kryetari i Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë në Otavë, Kanada, në datat 13–15 korrik, në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Parlamentin e Kanadasë.

Gjatë vizitës, Hasani zhvilloi takime me parlamentarë kanadezë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ekspertë të sigurisë, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në hapësirën euroatlantike, mbështetja për Ukrainën, sfidat hibride dhe kibernetike, si dhe rëndësia strategjike e rajonit të Arktikut për sigurinë e Aleancës.

Sipas njoftimit, vizita shërbeu për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet vendeve aleate dhe koordinimin e qëndrimeve mbi prioritetet kryesore të NATO-s.

Po ashtu, u rikonfirmua angazhimi i Shqipërisë për mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në hapësirën euroatlantike, në përputhje me detyrimet dhe prioritetet e Aleancës.

1 nga 3

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›