Hashimi nuk mërzitet për Jakupin

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në Viti se për logon e fletëvotimeve do të vendosë KQZ-ja. Ai tha se me vendimin e KQZ-së duhet të pajtohen edhe serbët e veriut, ngaqë, sipas tij, ata duhet të integrohen në shoqërinë kosovare dhe duhet të jenë pjesë e zgjedhjeve në vendin ku edhe jetojnë, transmeton KTV.
Thaçi, i cili njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, tha se nuk mërzitet shumë për zhvillimet e fundit në Malishevë dhe në Drenas, ngase beson se edhe pa Jakup Krasniqin do të fitojë PDK-ja. Thaçi i ka bërë këto komente gjatë përurimit të një rruge të fshatit Drobesh në Viti./Indeksonline/