Hauai, nje republikan fiton pas 20 vjetesh

Nje republikan fitoi ne Hauai, ku ne vitin 2008, presidenti Barak Obama doli fitues me 72%.
Ne zgjedhjet e zhvilluara per te mbuluar deri ne nentor nje vend vakant ne Dhomen e Perfaqesuesve, republikani Carls Dju mori 39%, per here te pare pas 20 vjetesh...
Dy kundershtaret e tij, qe te dy demokrate, moren 31% dhe 27.8%.
Megjithese shikohet si nje votim jo fort i rendesishem, sepse per te njejtin vend do te votohet ne nentor ne zgjedhjet e mesmandatit, republikanet e konsiderojne nje sfide per Obamen, qe eshte rritur ne Hauai.
“U kemi derguar nje mesazh te forte - tha Dju - Nuk do te rrime duarlidhur dhe te shohim vendin tone qe mbytet nga taksat, borxhet dhe shpenzimin e pafre te parave publike”.