E Martë, 3 Nëntor 2026

Haxhia sulmon SPAK-un: Kur përgjohet Gjykata Kushtetuese, imagjinoni ne të tjerët! Ku janë Presidenti dhe Kuvendi?

Maks Haxhia ka folur pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për të lënë në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Avokati i kryebashkiakut preku një sërë çështjesh, ndërsa u shpreh totalisht kundër vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Gjithashtu tha se Joshua Roberts nuk është avokat i Veliajt si dhe evidentoi nivelin e lartë të mbrojtësve ligjorë në vendin tonë. Në fjalën e tij para gazetarëve, avokati Maks Haxhia tha:

“Intimidimi nuk është term procedurial për SPAK-un. Se e thotë SPAK-u nuk e thotë ligji. Term procedurial është të prishësh provat.

Përgjimi? Nëse është e vërtetë ajo që ka ndodhur me gjyqtarin e Kushtetueses për mua është një situatë skandaloze. Turp për presidentin e Republikës dhe Kuvendin që duhet të reagojnë. Ky institucion nuk ka kontroll. Ligji nuk e parashikon që të përgjojë këdo”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›