Haxhinasto Lobimi per Kosoven prioritet
Ministri i Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto ka deklaruar se lobimi per njohjet e reja te pavaresise se Kosoves eshte prioritet i diplomacise shqiptare.
Ne nje interviste per Radio Kosova Haxhinasto ka bere te ditur se dikasteri i tij po harton nje strategji te posacme per kete ceshtje.
Ndersa duke komentuar zhvillimet e fundit ne Kosove Haxhinasto ka shprehur bindjen e tij se klasa politike kosovare do te jete ne gjendje te dale nga situata e krijuar pas prishjes se koalicionit qeverises.
Kosova ka tashme nje sistem institucional te konsoliduar dhe nje klase politike mature e te pergjegjshme. Keshtu qe une besoj se zgjidhjet me optimale ne sherbim te Kosoves dhe se ardhmes se saj do te gjenden ne Prishtine ka pohuar Haxhinasto.
Persa i takon negociatave me Serbine shefi i diplomacise shqiptare eshte shprehur se behet fjale per nje proces te natyrshem qe vjen pas ngjarjeve te medha.