Haxhinasto asistenca ndaj viktimave te minave perparesi e qeverise

Zv/Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Haxhinasto mori pjese ne Simpoziumin Nderkombetar dy ditor per Asistencen ndaj Viktimave te Minave. Ne kete simpozium gjate mbajtjes se fjales se tij pershendetese z. Haxhinasto eshte shprehur se qeveria ka nje nje udherrefyes per te forcuar dhe persosur punen ne drejtim te rritjes se mireqenies dhe garantimit te te drejtave te mbijetuarve nga minat anti-personel. Ne vazhdim ai theksoi se Asistenca ndaj te mbijetuarve nga minat dhe familjeve te viktimave perben nje obligim paresor te paleve. Sfida jone kryesore eshte permiresimi i cilesise se jetes i ketyre te mbijetuarve. Duke nenvizuar gjithashtu edhe nevojen per bashkepunimin nderkombetar per sigurim te burimeve financiare teknike e njerezore Z. Haxhinasto eshte shprehur se nje program i mirefillte per veprimin ndaj minave i sherben jo vetem te demtuarve por edhe gjithe personave te tjere me aftesi te kufizuara.