Haxhinasto ne Kor. e Jugut Forcim i bashkepunimit

Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Gjatë takimit me homologun Kim Sung-hwan, bashkëbiseduesit vunë theksin mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, si dhe mbi zhvillimet në rajonet respektive.
Ministri Kim Sung-hwan shprehu interes mbi portet detare në Shqipëri dhe në përgjithësi për infrastrukturën e transportit në Shqipëri dhe rajon.
"Duke patur parasysh se çdo vit janë rreth 15 milion turistë koreanë, një pjesë e të cilëve kanë Evropën si destinacion turistik, madje edhe vende afër Shqipërisë, futja e Shqipërisë në itineraret e tyre turistike duhet të jetë pjesë e agjendës sonë të përbashkët", tha Kim Sung-hwan.
Në takim, Haxhinasto i shprehu mirënjohjen Koresë së Jugut për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar që të dy vendet të bashkëpunojnë që të ndihmojnë dhe asistojnë këtë shtet të ri në Ballkan për përparim dhe zhvillim ekonomik, si dhe të bëhet pjesë e organizatave rajonale dhe familjes ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut, Haxhinasto u takua me deputetë, si dhe me presidentin e Agjencisë koreane të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Park Dae-won.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Kreu i vendit deklaron se të gjithë, pavarësisht bindjeve, duhet të bashkojmë përpjekjet për Shqipërinë, për të ndërtuar një vend sa më dinjitoz për të ardhmen e brezave.
Koalicioni brenda së majtës antagoniste
Bledar Kurti - Pas publikimit të librit me titull “Kurban” të kryetarit të opozitës, Edi Rama, dhe pas komenteve të tij në emisionin “Top Story” në lidhje me figurën e Ilir Metës, javën e kaluar u ngrit një debat publik spekulativ mbi një koalicion të mundshëm PS–LSI për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ku na mbet demokracia?
Leart Kola - Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë. Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat se ka favorizuar një kompani, pronari i së cilës ishte aksioner me të shoqen e tij në një kompani tjetër. Me vërtetim të QKR-së në dorë, Dritan Prifti tha se bashkëshortja e tij i kishte shitur aksionet në këtë kompani kur ai ishte bërë ministër. LSI kundër dëshmisë së Priftit
Mëse njëherë Luan Rama e cilësoi procesin ndaj Ilir Metës si një proces politik. Ai e ilustroi këtë, me zhvillimet e seancës gjyqësore të një dite më parë.
Lajmet kryesore
Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Merr titullin "Qytetar Nderi" i Burrelit
Ivanovic: Duam pavarësinë e veriut
BE: Jo ndarjes së Kosovës
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa