E Diel, 1 Nëntor 2026

Hedh ne gjyq spitalin i hoqen shpretken

VLORE-Nje gabim i mjekeve i ka kushtuar jo pak Paskal Nesturit i cili ka vendosur te gjeje drejtesi duke hedhur ne gjyq spitalin. Babai i dy femijeve eshte paraqitur mesditen e 16 marsit 2010 ne spitalin e Vlores pasi kishte kriza ne apendicit. Mjeket e kane futur direkt ne sallen e operacionit por sipas Nesturit jo vetem qe nuk e sheruan por i shkaterruan jeten. Vajta per apendicitin. Por mjeket me operuan me hoqen shpretken. Pa i thene askujt asnje pjesetari te familjes sime - tregon pacienti. Pasi ka dale nga salla e operacionit bluzat e bardha te spitalit te Vlores i kane thene Paskal Nesturit se kishte kancer dhe se jeta e tij ishte ne fije te perit thuajse pa shprese. Bera nje skaner ne nje klinike private ne Vlore. Nuk me rezultoi te kisha probleme. U nisa drejt Greqise.
Me dokumentet qe me kishte dhene spitali i Vlores mjeket grek nuk me fusnin ne dore. Por pasi me diagnostikuan rezultova pa probleme nuk kisha kancer. Atje me operuan serish per te me futur brenda zorren e trashe - kujton Paskali. Sapo eshte kthyer nga spitali grek Paskal Nesturi ka hedhur ne gjyq spitalin. Kerkoj demshperblim prej 70 mije eurosh se me kane hequr shpretken dhe 30 mije euro dem moral per vete dhe familjen. Pasi familja ima u shkaterrua. Femijet mbeten vetem ne Shqiperi e une e gruaja ne spital ne Greqi - shprehet me tej Nesturi. I pyetur per rastin ne fjale drejtori i spitalit te Vlores Besnik Elezi tha se eshte ne dijeni. Ne nje prononcim per GSH drejtori Elezi deklaroi se pacienti Paskal Nesturit konfliktin e ka me mjeket qe e operuan dhe nuk duhet te perplaset me spitalin. Po jam ne djeni te kesaj gjeje ku pacienti akuzon spitalin e Vlores. Kjo akuze eshte e gabuar pasi nuk eshte institucioni i shendetesise ai qe duhet shkaktuar konflikt - tha Elezi. Sipas tij konflikti ne kete rast eshte mes kirurgeve qe e kane operuar dhe pacientit. Ne dijenine e tij drejtori i spitalit shprehet se dy kirurget i kane hequr Paskal Nesturit nje mase tumorale. Ne fund ai thekson se mjeket nuk e kane bere si duhet detyren.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›