E Hënë, 2 Nëntor 2026

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish finalistja e BBV: Është gjëja më e bukur! Jam shumë e lumtur

Heidi Baci, ish-banorja e Big Brother Vip, ka treguar sot se është e dashuruar. 

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni, nëse beson te dashuria dhe nëse ajo është sot e dashuruar. 

“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë, është gjëja më e bukur. Po jam shumë e lumtur”, u shpreh Heidi. 

Heidi u pyet nëse do ndryshonte gjë nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më e famshëm në Shqipëri. 

“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë, unë punoj fort me jetën time që të mos të kem pengje”, theksoi ajo. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›