E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hekerat dashamire me Wikileaks fillojne hakmarrjen

Grupi i hakerave 1-Cyber theksoi per Reuters se po planifikon lufte te dhenash si hakmarrje per Wikileaksin.

Nje 22-vjecar anglez i vetequajtur Coldblood nga grupi i hakerave te quajtur Anonymous theksoi per BBC-ne se kjo fushate nuk ka mbaruar me sa kam pare. Eshte ende e forte. Coldblood eshte inxhinier softweresh dhe politikisht i pavarur.

Te merkuren hakerat sulmuan uebsajtin e MasterCard pasi ajo u ndaloi mundesite klienteve te benin donacione per Wikileaksin.

PayPal dhe Visa.com po ashtu u sulmuan per te njejten arsye. Amazon.com gjithashtu pushoi se punuari sic duhet pasi ndaloi Wikileaksin te perdorte serverat e saj.

Grupi Anonymous mori pergjegjesine per sulmin mbi MasterCard dhe theksoi se do te vazhdojne punen kunder shume kompanive si pjese e shpagimit.

Gazeta suedeze Aftonbladet njoftoi te enjten se faqja zyrtare e qeverise pushoi se funksionuari mbremjen e se merkures. Pre e sulmeve kane rene gjithashtu edhe shume faqe te tjera ne internet si faqja e kryeprokurorit suedez etj./Start/Fatjon Prroni/

2010-12-09 1737

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›