E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekur radioaktiv nga Qafe Thana?

POGRADEC - Ne doganen e Qafe-Thanes, edhe pse jane vendosur aparaturat e kontrollit radioaktiv te hekurit, ato nuk funksionojne per mungese specialistesh. Sipas shifrave te marra nga kjo dogane, per 11 muaj kane hyre rreth 510 kamione, ose rreth 12,5 mije tone hekur, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Por autoritetet e doganes se Qafe-Thanes nuk e perjashtojne mundesine e futjes ne Shqiperi te hekurit edhe nga Ukraina. Pak dite me pare, Keshilli Bashkiak i Elbasanit ngriti nje komision verifikimi, pikerisht per hekurin. Drejtori Jace Hysolli shpjegon se “aparaturat nuk funksiojne per mungese specialistesh”. Autoritetet e doganes nuk perjashtuan mundesine e hyrjes se hekurit ukrainas, qe ka perqindje te larte radioaktiviteti.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›