Helmimet, 110 vete cdo dite ne spital

Origjina e ketyre helmimeve, po sipas ketyre mjekeve, kane qene ushqimet, te cilat shpesh nga qytetaret blihen ne shites ambulatore qe tregtojne ne rruget e Tiranes. Por, helmimet kete vit kane qene edhe nga uji.
Grupmosha qe shenon dhe rastet me te shpeshta te helmimeve kete vere ka qene ajo 25-30 vjec, nderkohe qe mjeket konfirmojne se ka pasur dhe disa raste te renda te shtruar ne spitalin infektiv si pasoje e helmimeve dhe kryesisht kane qene te moshes 60 vjec.
Pavaresisht se temperaturat e larta te muajve korrik dhe gusht nuk do te jene me prezente, cka sjell dhe ulje te rrezikut nga helmimet, mjeket serish u bejne apel qytetareve te ruajne higjienen e ushqimeve dhe ujit qe perdorin, pasi kjo eshte dhe nje mase sipas tyre jo vetem per te parandaluar gastroenteritet sezonale, por edhe virusin A/H1N1, nje apel ky qe muajt e fundit eshte perseritur shpesh edhe nga perfaqesuesit e OBSH-se ne vendin tone.