E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Hetimet vazhdojnë, personat përgjegjës janë arrestuar

Personat përgjegjës për helmimin e 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë janë arrestuar. Kështu u shpreh drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita.

Sipas Hitës, studentët janë të sigurt.

“Kemi marrë të gjitha masat e sigurisë, që ne t’u ardhur në ndihmë. Kemi vënë në pranga dy persona përgjegjës. Është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë. Bashkë me AKU kemi sekuestruar të gjithë sasinë e ushqimeve që  u përdor dje për konsum. Vazhdojnë hetimet për të parë të gjithë dinamikën se si ndodhi ngjarja”, tha Skënder Hita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›