Hemodializa në QSUNT, pacientët vlerësojnë shërbimin dhe përkushtimin e stafit

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Njësia e Hemodializës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) vijon të ofrojë çdo ditë shërbim për pacientët që kanë nevojë për trajtim të rregullt, me fokus te kujdesi dhe përkushtimi i stafit shëndetësor.
Në një mesazh të publikuar nga QSUNT në rrjetet sociale, vlerësohet puna e përditshme e ekipit të hemodializës, i cili kujdeset për pacientët gjatë procesit të trajtimit.
“Çdo ditë, dhjetëra pacientë marrin një shërbim jetik, me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes”, thuhet në mesazhin e QSUNT.
Një prej pacienteve, e cila prej 20 vitesh kryen dializë, vlerëson shërbimin dhe stafin shëndetësor.
“Kam 20 vjet në dializë. Shërbimi bëhet për mrekulli, mirë. Stafi është shumë i mirë. Shërbimi është bërë shumë mirë”, shprehet ajo.
Pamje nga puna e përditshme e mjekëve në repartin e Hemodializës 1 nga 10/e.i/r.e/a.f/