Henry nuk mërzitet për barazimin

Barcelona nuk e ka nisur mbarë vitin 2010, pasi në ndeshjen kundër Villarreal arriti vetëm barazim, por kjo për sulmuesin Thiery Henry nuk paraqet ndonjë problem, pasi sipas tij kundërshtari ka luajtur shkëlqyeshëm.
Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Barcelonas dhe Villarreal ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
“E patëm të vështirë të krijonim hapësirë në lojë. Në gjysmë e parë të takimit ishim të mirë, por u ndodhëm në pozitë të vështirë kur pranuam gol. Kur i arrini të gjitha që mund të arrihet, atëherë tifozët presin vazhdimisht festim të ri. Lojtarët e Villarreal janë mjeshtër në ruajtjen e topit dhe kjo na solli kokëçarje”, tha Anri për radio “Marca”.
Francezi shtoi se nuk mendon që Barcelona ka mbetur e parashikueshme, ashtu siç konsiderojnë mediat në Spanjë.
“Barcelonas nuk i nevojitet ndryshimi në lojë. Kurrë. Ndonjëherë mënyra jonë e lojës bie, por i tillë është futbolli. Do ta kemi një dimër të vështirë, sepse do të luajmë shumë takime. Do të mbrojmë Kupën, Ligën e Kampionëve dhe vendin e parë në kampionat. Megjithatë, na takon neve të pranojmë obligimet dhe të përpiqemi që t’i përmbushim”, theksoi Henry.