E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e TVSH dhe ligji per territorin votohen dhe me votat e PS

Edhe socialistët votuan pro heqjes së TVSh për kapitalin dhe inputet bujqësore, si dhe për ndryshimin e ligjit për planifikimin e territorit. Mes Berishës dhe Ruçit pati replika, batuta dhe deklarata parazgjedhore. Kryeministri premtoi legalizimin e çdo ndërtimi pa leje që nga 1996 deri tani.
Do të votohej heqja e TVSh mbi kapitalin dhe inputet bujqësore. Është një rikthim i vendimit të 95-ës. Kryeministri solli në vëmendje këtë dhe një shprehje greke të vjetër që thotë se në ujrat e një lumi nuk lahesh dy here.  Por si çdo rregull edhe ky e ka një përjashtim 
“Shqipëria vendi i parë pa taksë mbi kapitalin. Votojini ligjet si akt pendese. Bëhuni të përgjegjshëm para zgjedhësve. Shanse nuk keni, por shanset dhe përgjegjësitë janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh Berisha. Sipas kreut të ligjvenësve socialistë, Gramoz Ruçi tha se është një ligj që ka ardhur tre herë në Kuvend nga PS.
Por Berisha, i ftoi të votonin ligjin për heqjen e TVSh dhe ndryshimin e ligjit për planifikimin e territorit. Erdhi dhe një premtim i çastit për ndërtimet pa  leje.

Nderkohe qe Kuvendi miratoi me 76 vota pro dekretin e Presidentit për Xhezair Zaganjorin si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 73 vota pro dekretin e Presidentit për Gani Dizdarin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe me 76 vota pro dekretin e Presidentit për Besnik Imeraj si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Ilir Meta pas takimit me Berishën, deputetët u lanë të lirë të votonin sipas preferencave. Surprizat nuk munguan si ndër rradhët e mazhorancës ashtu edhe në ato të opozitës.  Kështu, deputetët e LSI votuan pro të treja kandidaturave. Por demokrati Marku Marku votoi kundër emërimit të Dizdarit e Imerajt te Kushtetuesja. Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Alibeaj abstenoi.  Ndryshe nga pjesa tjetër e socialistëve që abstenuan, Fidel Ylli votoi në favor të Imerajt, ndërsa Tom Doshi pro kandidaturës së Zaganjorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›