Heqja e dinarit, ambasadori i SHBA në Serbi: Çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka thënë se vetëm dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do i shërbejë uljeve të tensioneve si dhe paqes e stabilitetit në rajon.
Nga Uashingtoni, ambasadori Hill tha se SHBA do të vijojnë përpjekjet që dy vendet t’i rikthen dialogut.
“Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e për gjërat tjera do të shohim”, tha Hill
Kosova është kritikuar vazhdimisht së fundmi nga SHBA dhe BE, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb për transaksione me para ta gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Dragash dhe Pejë.
/rtsh.al/