E Martë, 3 Nëntor 2026

Heqja e pikëve të patentës, vetëm 164 persona nga 1 264 të riregjistruar e rifituan

DPSHTRR-së ka rritur kërkesat e saj për rifitimin e patentës ndaj personave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

DPSHTRR bën të ditur se vetëm 164 persona, nga 1 264 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022-qershor 2024.

Sipas DPSHTRR-së, ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Edhe Policia Rrugore ka ashpërsuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm pak ditë më parë Policia Rrugore njoftoi se ka vendosur një numër të konsiderueshëm masash për shkelje të ndryshme të qarkullimit. Policia Rrugore ka ndërmarrë 1846 masa për parakalim të gabuar, 10711 masa për qëndrim të gabuar në rrugë, dhe 7632 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›