E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e vizave Franca i kujton Shqiperise qe te marre masa

Ka qene nje pune e gjate dhe e nevojshme. Eshte e rendesishme qe Shqiperia te mos ndaloje perpjekjet e saj tani qe vendimi eshte marre. Ky i fundit ne fakt do te ndiqet me rigorozitet per tu siguruar qe masat e zbatuara per te pergatitur liberalizimin e vizave do vazhdojne realisht te aplikohen. Besueshmeria e procesit te liberalizimit ka kete cmim. Ajo eshte ne interes te te dy vendeve tona thekson Kushner ne letren e tij.

Me tej kryediplomati shkruan se autoritetet franceze e kane mbeshtetur heqjen e vizave per shqiptaret. Une e kuptoj sa i rendesishem eshte per vendin tuaj ky vendim i cili i pergjigjet deshires se popullsise shqiptare per tu hapur edhe me shume drejt Evropes dhe kjo gje me gezon. Sic e dini autoritetet franceze e kane mbeshtetur qe prej fillimit te procesit liberalizimin e vizave ne favor te vendeve te Ballkanit Perendimor ne pergjithesi dhe te Shqiperise ne vecanti. Une vete personalisht jam angazhuar shume ne favor te kesaj mase shkruan Kushner.

Vendimi i marre me 7 dhe 8 nentor shenon keshtu nje etape te rendesishme te afrimit te Shqiperise me Evropen me efekte te dukshme per popullsine. Eshte nje moment i nje gezimi te madh te perbashket. Duhet vazhduar ne kete rruge. Mund te jeni te sigurt se Franca do te jete prane jush per tju ndihmuar ne kete rruge vijon letra./Saimir Lleshi/Start/

2010-11-11 1930

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›