E Enjte, 5 Nëntor 2026

Heqja e vizave për Kosovën/ Firmosja e aktit ligjor do të bëhet sot në Strasburg

Sot do të nënshkruhet akti ligjor i bashkimit europian, për liberalizimin e vizave për qytetarët e kosovës.

Ceremonia e organizuar nga presidentja e parlamentit, roberta metsola, do të bëhet në strasburg, ku do të jetë i pranishëm zëvendëskryeministri i kosovës, besnik bislimi.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, bislimi do të mbajë një konferencë për media së bashku me eurodeputetin dhe raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave, tha Reuten.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e kosovës do të lëvizin në zonën shengen pa viza, për një periudhë 90 ditore në çdo 6 muaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›