Heroi, nje gulag nga Noril'sku
Njeriu qe hyri ne porte me topin ne kembe ka lindur ne linjen e rrethit te artikut. Historia e Dimitri Torbinskit, djalit te Eugjenit. Rusi qe hapi dyert e kualifikimit ka lindur ne qytetin e mbyllur te Noril'skut, ne Siberine Veriore. Nuk eshte nje qytet dosido. Madje nuk eshte as nje qytet, por kjo eshte nje histori tjeter. Noril'sk lindi 50 vite me pare ne BRSS-ne e Stalinit. Ai eshte nje gulag, nje nga te preferuarit e policise staliniste te Berijas. Aty dergoheshin te burgosurit politike, opozitaret e regjimit. Eshte nje qytet-burg ku nxirret karbon dhe nikel. Norilag u mbyll ne vitin 1956 dhe kishte 114.000 banore, por pas shembjes se regjimit komunist, qyteti u hap dhe tani numeron 230.000 banore.