Hetim i dobët mbi vrasjen e Lamajt, shkarkohet shefi i Antiterrorit
TIRANE - Hetimet e pasuksesshme rreth vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj i kanë kushtuar postin, shefit të Zyrës së Antiterrorit në Tiranë, Sazan Canit. Lajmi mësohet nga burime të brendshme të policisë. Sazan Cani emërohet shef i komisariatit të Kamzës.
Lëvizje drejtuesish të policisë kanë ndodhur edhe në disa komisariate në jug të vendit. Kështu, Fitim Veizaj emërohet shef komisariati në Mallakastër; Viktor Agaj emërohet shef komisariati në Tepelenë dhe Arben Jaupi, në Përmet
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)