Hetime për falsifikim në zgjedhjet në Suharekë, merren në pyetje 72 të dyshuar

PRISHTINË, 10 shkurt /ATSh/ Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës po hetojnë falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Suharekë.
Në kuadër të këtij hetimi, u morën në pyetje 72 të dyshuar.19 të dyshuar u ndaluan për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
Prokuroria Themelore në Prizren njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka iniciuar hetime me vetiniciativë.
/KosovaPress//r.e/