E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet mblidhen dosjet e Konomit


Një dite pas atentatit të tmerrshëm në bulevardin kryesor të Vlorës, që i mori jetën gjykatësit Skerdilajd Konomi, grupi hetimor i kryesuar nga prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë administruar të gjitha dosjet e gjykuara prej tij, si dhe ato qe i ndjeri kishte ende ne proces.

Hetuesit dhe policia e Vlores kane marre ne pyetje dhjetra deshmitare okulare qe ishin te pranishem ne bulevardin kryesor te qytetit ne castet kur ndodhi shperthimi i mjetit me te cilin po udhetonte gjykatesi Konomi. Burime policore dhe të aferm te Konomit thane se jane marre gjithashtu ne pyetje edhe persona te njohur te tij, per te hedhur drite mbi ndonje konflikt te mundshem per te cilin gjykatesi mund ta kishte rrefyer, por nuk dihet ende nese mbi keto deshmi Vrasja e gjyqtaritLamtumira e gjykatësit Konomi Krimi gjykon fatalisht gjyqësorin Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova mund te jene marre te dhena te nevojshme per hetimet. Ajo qe konfirmohet eshte se hetimet kane nisur per pisten per vrasje per shkak te detyres, pavaresisht se per dyshimet e egzekutimit per shkak te detyres nuk ka ende te dhena konkrete, te pakten publikisht. Por hetimet duket se do te shtrihen edhe ne pista te tjera.

Mediat e shkruara publikuan te shtunen dokumente qe tregonin se familja e gjyqtarit Konomi kishte fituar nje proces civil ne Gjykaten e Larte per trashegimine e nje siperfaqeje te konsiderueshme toke qe ndodhet ne bregdetin e Durresit, mes Gjirit te Lalesit dhe Spillese. Behet fjale per nje siperfaqe prej rreth 150 hektare toke, ne nje prej zonave me te lakmuara ne bregdetin shqiptar. Procesi gjyqesor ka patur si pale familjen Konomi dhe Agjensise së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila ia kishte kthyer dikujt tjeter kete prone. Vendimi, sipas medias eshte shpallur ne Maj te ketij viti por ende nuk eshte zbardhur nga Gjykata Supreme. Ne  lidhje me keto te dhena, pjesetare te grupit hetimor pohuan per Top Channel se i kane keto informacione, por nuk konfirmuan zyrtarisht se po punohet edhe mbi kete piste.

Burime te sigurta nga Dhoma Civile e Gjykates se Vlores thane per Top Channel se gjyqtari kishte tete ceshtje gjyqesore ne shqyrtim, prej te cilave nje gjyq per deshmi trashegimie dhe te tjerat urdhera ekzekutimi te bankave dhe te faturave te pashlyera te CEZ.

Dy dite me pare, mesohet se makines se gjykatesit Konomi i kishin çare gomat dhe ai kishte marre makinen tjeter te familjes, ne te cilet ishte vendosur me pare eksplozivi. Ajo qe dihet deri tani eshte se shperthimi ka qene i telekomanduar dhe vrasesit kane pritur qe ai te dale ne bulevard per te kryer ekzekutimin publik te te gjykatesit, nje metode kjo e mafias italiane te viteve ’80, e cila nuk zynonte thjeshte eliminimin fizik te nje personi, por mbjelljen e terrorit publik permes vrasjeve te tilla makabre.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Shkodër, vdes 12 vjecari
Një fëmijë 12 vjecar ka humbur jetën nën rrënojat e një godine të shembur në qytetin e Shkodrës. Kumbaro, grushta në Londër
Vazhdon në Londër maratona e gjyqit për ekstradimin e Ilir Kumbaros në Shqipëri, për t’u përballuar me akuzat e ngritura ndaj tij për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Rrihet vajza që denoncoi kryebashkiakun
I fejuari dhe vajza që denoncoi sms-të erotike të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, janë goditur nga një prej punonjësve të policisë bashkiake të Kamzës. Tiranë, vritet me armë një person
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur në mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. (UPDATE) Tufa drejt pafajësisë
I pandehuri Lavdërim Tufa nën akuzë për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, rikthehet në sallën e gjyqit për të ndjekur një nga seancat më delikate që ndoshta do ta shpëtojnë ata nga shpallja fajtor.

Lajmet kryesore

Lamtumira e gjykatësit Konomi
Zyrtarë, qytetarë e miq nderojnë 33-vjecarin
Mitrovicë, zhbllokohet qarkullimi
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Japoni, ministri i ri dorëhiqet pas gafave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›