E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet ne Prokurorine e Pergjithshme

Dosja e hetimit të videos-skandal të bisedës Meta-Prifti ka përfunduar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Task Forca e prokurorisë së Tiranës, pas verifikimeve të kryera mbi videon dhe dokumentacionin, ka deklaruar mungesën e kompetencave për hetimin e cështjes për sa kohë në të janë të përfshirë persona me imunitet.

Kështu, dosjen Task Forca ia ka dërguar prokurores së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Ina Rama.

Tashmë është në dorë të organit qendror të akuzës të vendosë për të dërguar kërkesën për heqjen e imunitetit në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›