Hetimet rreth “Shtëpisë së verdhë” po përparojnë

Zëdhënësi i Ekipit special hetimor për zbulimin e së vërtetës rreth tregtisë me organe në Kosovë dhe Shqipërinë e veriut, Joao Sous i deklaroi agjencisë serbe të lajmeve Beta se hetimet rreth lëndës “Shtëpia e verdhë” po përparojnë.
“Hetimet po përparojnë. Po përparojmë në marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe në aktivitete të tjera hetimore”, i tha Sous Betës. Ai rikujtoi se pas marrjes së funksionit hetues kryesor, në fund të gushtit të vitit 2011, Clint Wiliamson kishte thënë se hetimet do të mund të kërkonin punë intensive dy deri tri vjet për të përfunduar.
Po ashtu Sous ka shtuar se për shkak të hetimeve rreth tregtisë me organe në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore nuk mund të jepte informata më shumë.
Sipas fjalëve të tij, momentalisht nuk dihet se kur do të shkojë sërish në Beograd prokurori kryesor. Vizitat e tij në rajon janë të rregullta, ka shtuar Sous.
Në Kosovë evidentohen pak më pak se 1800 njerëz të zhdukur, ndërsa konsiderohen të zhdukur 520 serbë. Dyshohet se disave sish u janë nxjerrë organet në të ashtuquajturën “Shtëpia e verdhë” në Shqipërinë veriore.
Akuzat e Dick Martyt për trafikim organesh nga ish-pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë konsiderohen spekulime politike, të nxitura nga Beogradi me qëllim të largimit të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar nga krimet serbe mbi shqiptarët. /Indeksonline/