Hetimi PD-PS replika te ndersjella ne Kuvend

Komisioni Berisha fton opoziten Te hetojme ne rruge ligjore. Ruci Duam kutite e materialeve pa hapur kutite
Mazhoranca dhe opozita shkembyen mbreme akuza te ndersjella ne Kuvend per ceshtjen e ngritjes se komisionit hetimor parlamentar. Ne emer te mazhorances Kryeministri Sali Berisha ftoi opoziten qe te bashkepunoje per hetimin e 28 qershorit duke i kujtuar rruget ligjore. Eumlshte i hapur te bashkepunoje me opoziten dhe ti jape asaj shumicen ne komisionin hetimor - por sic tha ai hetimi per zgjedhjet nuk mund te behet pa fakte e prova. Kryeministri shtoi se mazhoranca eshte dakord te votoje ngritjen e komisionit hetimor por sic tha ai ju pranoni gjuhen e ligjit ne jemi dakord te votojme ngritjen e komisionit hetimor. Menjehere pas z. Berisha ne foltoren e Kuvendit u ngjit kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i cili ne replike me Kryeministrin Berisha akuzoi mazhorancen se nuk po reflekton per refuzimin qe Bashkimi Evropian i beri Shqiperise lidhur me statusin e vendit kandidat.
Kur nje shteti i refuzohet statusi dhe kur opozita ofron nje alternative perseri ajo kundershtohet nga mazhoranca. Mazhoranca ne vend qe te ule koken e te kerkoje ndjese per refuzimin te ulet e te nxjerre pergjegjesite ne vend qe te korrigjoje dhe te fitoje kohen e humbur fajeson akuzon shantazhon dhe baltos opoziten e vendit - u shpreh Ruci. Ndersa theksoi se opozita kerkon gjithcka qe kerkojne rekomandimet e Komisionit Evropian Ruci perseriti arsyet dhe argumentet e opozites per ngritjen e komisionit hetimor qe do te beje transparencen e materialeve zgjedhore.
Zoti Berisha e thene troc cfare duam ne duam kutite e materialeve pa hapur kutite. E kemi bere te qarte te akuzojme ty dhe pushtetin tend per manipulimin e listave te zgjedhesve ne qendrat e votimit. Te denoncojme ty qe ke regjistruar njerez te cilet nuk ekzistojne ne qendrat urbane. Se dyti ne kerkojme te hetojme qe mijera zgjedhes kane votuar pa karte identiteti. Se treti kerkojme te shikojme sasine e kartave te identitetit qe jane regjistruar ne listat e zgjedhesve. Se katerti kerkojme te shikojme kartat e identitetit false. Emigrantet figurojne se kane votuar kur sistemi SIM tregon se nuk kane hyre ne Shqiperi ne muajin qershor - theksoi Ruci.